Basha: Do të ketë zhvillime të reja politike

Basha optimist

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u takua sot me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Pas takimit lideri i opozitës pati një prononcim të shkurtër për mediat, duke thënë se do të ketë lajme dhe zhvillime të reja politike ditët e ardhshme.

Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar”, tha Basha./21Media

Back to top button