Basha fton Ramën në “mejdan”

Ai tha se ftesën ia çon edhe me shkrim

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka ftuar publikisht kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që të përballen në një debat televiziv.

Basha thotë se Edi Rama duhet të bëj bilancin e tij dhe ai të vetin, më pas do të jenë qytetarët që do të vendosin me votë, se cili duhet të qeverisë vendin. Basha thotë se nëse Rama nuk e ka dëgjuar, ftesën për debat ia çon edhe me shkrim. “Sonte, nga Fieri, e ftova Edi Ramën në një debat televiziv.

Të debatojmë programet dhe shqiptarët të vendosin me votën e tyre”, ka shkruar Basha.

Back to top button