Basha: Lajm tronditës!

Basha kërkon drejtësi për vrasjen e ish-drejtorit të policisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për vrasjen e ish-drejtorit të policisë Artan Cuku mbrëmë në Tiranë.

Basha ka shkruar në profilin e tij zyrtar në “Facebook” se vrasja e oficerit është një lajm tronditës. Ai i shpreh ngushëllime familjes ndërsa kujton se pasi luftoi 15 vite me krimin, ai u largua pa të drejtë nga policia. Kreu i opozitës kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para ligjit.

“Vrasja e oficerit Artan Cuku poshtë banesës së tij është një lajm tronditës. Artan Cuku ishte një oficer karriere me rezultate të larta në luftë ndaj krimit në gjithë detyrat e tij të larta. Një prind i shkëlqyer, një koleg i veçantë. Me pikëllim të madh ndaj këtë moment dhe dua t’i shpreh familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta. Po gjithashtu, dua të shpreh dhe revoltën për largimin e tij të padrejtë nga policia, duke e hedhur kështu në rrugë, pa motiv ligjor, një oficer që ka luftuar krimin për 15 vite. I bëj thirrje prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e të vendosë autorët para ligjit”, ka shkruar Lulzim Basha.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku është ekzekutuar me armë zjarri pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë.

Back to top button