Selami ka deklaruar se Lulzim Basha është një lider i dështuar

Selami ka deklaruar se Lulzim Basha është një lider i dështuar

Në takimet me simpatizantët e Partisë Demokratike në Berat, Kuçovë, Ura Vajguore dhe Poliçan, kandidati për kryetar të PD-së, Eduard Selami ka deklaruar se Lulzim Basha është një lider i dështuar dhe që braktis premtimet.

“Diferenca më e madhe është mes të thënës dhe të bërës. Kur e dëgjon zotin Basha thua ‘lum si unë’, por kur e sheh në PD thua ‘mjerë si ne’. Nuk mund të qahesh, e njeh nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? Sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi”, tha Selami.

Selami kërkoi sërish publikimin e listave të anëtarësisë për t’i dhënë besim garës, ndërsa theksoi se një praktikë e tillë ndiqet nga forcat politike më bashkëkohore si në Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe në CDU-në e Merkel.

Duke u shprehur i vetëdijshëm për shqetësimin e strukturave të PD-së për përçarjen e partisë, Selami nënvizoi se, “pikërisht në këto momente vota është akti i parë i bashkimit të Partisë Demokratike dhe rikthimit të saj si forcë bashkëkohore