Protesta e opozitës në Tiranë

Protesta e opozitës në Tiranë

Ashtu siç premtoi një natë më parë, kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri ka dalë në protestë së bashku me familjen.  Në selinë e PD, Bashës iu bashkuan gruaja së bashku me dy vajzat.

Më pas ai marshoi drejt Kryeministrisë me vajzën e tij të vogël përdore.

E megjithatë “frika” e vogëlushes lexohej qartë, e cila rrinte ngjitur me të atin për shkak të pranisë së madhe të njerëzve në shesh dhe zhurmave.

Në një moment, ajo u pa të largohej nga dy persona mënjanë ndërsa Basha vijoi drejt Kryeministrisë.

Kjo është protesta e 9 kombëtare e opozitës për largimin e kryeministrit Rama./oranews