Basha u shpreh se nuk mund të ketë demokraci me Ramën

Basha u shpreh se nuk mund të ketë demokraci me Ramën

Kreu demokrat, Lulzim Basha deklaroi se opozita e bashkuar është në shesh për qytetarët.

Basha theksoi se asgjë nuk mund ta ndalojë bashkimin e kësaj force në luftën e saj kundër qeverisë.

Basha u shpreh se nuk mund të ketë demokraci me Ramën në qeveri ndërsa hodhi akuza me argumentin se ka blerë votat në 2017-ën.

Ai bëri thirrje para protestuesve për rezistencë dhe kryengritje kundër qeverisë.

Lideri demokrat deklaroi se protestuesit nuk i ndal dot as gazi lotsjellës as presioni në rrugën e tyre për largimin e qeverisë, raporton vizionplus.

Protesuesit kërkojnë largimin e qeverisë, ndërkohë që opozita e ka cilësuar protestën e kësaj të shtune ndër më të madhen që ka organizuar ndonjëherë.