Basha: PD me plan për të ndezur motorët e ekonomisë

“Papunësia, varfërimi ekonomik rëndon më shumë se mbi këdo, mbi shpatullat e grave dhe vajzave të Shqipërisë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimeve që ka zhvilluar sot me qytetarë në Elbasan, deklaroi se gratë kanë vuajtur më shumë se të tjerët nga papunësia, shëndetësia e shkatërruar, varfëria si rezultat i prioriteteve të gabuara dhe se plani i tij ekonomik do të ndihmojë më shumë se këdo gratë.

“Papunësia, varfërimi ekonomik rëndon më shumë se mbi këdo, mbi shpatullat e grave dhe vajzave të Shqipërisë. Para pak ditësh ndava me gratë e Lezhës, shqetësimin e divorceve, pasi është dyfishuar nga varfëria këto vite. Papunësia është rritur për grupmoshën 28-29 vjeç të vajzave me 30% dhe statistika e tretë e tmerrshme, ishte numri i studenteve të vajzave që nuk ndjekin studimet ka mbërritur në 30%”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se, Edi Rama s’ kishte prioritet vajzat dhe gratë, siç nuk kishte prioritet shqiptaret.

“Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për 300 mijë vende pune, por ai nuk kishte program, madje edhe sot nuk ka plan, ndryshe nga PD që vjen me një plan ekonomik dhe ka si qëllim ndezjen e motorit të ekonomisë në të gjithë Shqipërisë”, theksoi Basha.

Back to top button