Sipas Bashës, PD nuk ka rrugë pas po vetëm rrugë përpara për tu bashkuar me qytetarët

Sipas Bashës, PD nuk ka rrugë pas po vetëm rrugë përpara për tu bashkuar me qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh para gazetarëve se detyra kryesore e opozitës është mobilizimi i të gjitha forcave të opozitës kundër siç e quan ai ‘fasade eskursionesh’.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, gjërat do shkojnë keq e më keq sa kohë që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë që është bërë si agjenci eskursionesh e prapa kësaj fasade do të vazhdojë vjedhja e shqiptarëve. Detyra kryesore e opozitës është të mobilizojmë të gjitha forcat tona brenda dhe jashtë asaj salle, jo vetëm me demokratë po me të gjithë shqiptarët. Kjo është sfida e ditës. Të tjerat janë çështje që na takojnë si PD, i diskutojmë brenda PD po në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e thënë pirjen e gjakut si metaforë. PD nuk ka rrugë pas po vetëm rrugë përpara për tu bashkuar me qytetarët dhe kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent dhe që i shkon për shtat interesave të qytetarëve”, deklaroi Basha.