Basha: Qeveria teknike, kusht i patjetërsueshëm

Pas 60 ditëve qëndrim në çadrën e lirisë është arritur një rekord i ri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se në ditën e 60-të të qëndrimit në çadrën e lirisë, është arritur një rekord i ri, 60 ditë protestë e pandalshme dhe me kushtin e vetëm e të pandalshëm të qeverisë teknike.

“Këtu ka vend për të gjithë qytetarët, përveç atyre kriminelëve. Ju e dini që Prill ka ca reshje, plakat e famshme. Por ne do i kalojmë dhe plakat. Ajo që nuk do ik dhe që forcohet çdo ditë është bashkimi i shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike e cila do të kryejë atë çka do i ngarkojë populli”, tha kreu i opozitës, duke shtuar se interesat qytetare, interesi publik, interesi kombëtarë i shqiptarëve, i ka çuar shqiptarët e bashkuar drejt kësaj zgjidhje.

“Kjo zgjidhje bashkon të majtë e të djathtë dhe ata që s’kanë mundësi të jenë këtu, kanë pasur këtu zëdhënësit e tyre dhe i kanë pasur kudo që zëri i lirë i tyre dëgjohet. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë ato që të gjithë kërkojmë “, deklaroi Basha./21Media 

Back to top button