"Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës"

“Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën për mini-shengenin ballkanik.

Sipas Bashës, sulmi që Rama i bëri liderëve të Kosovës është një akti i denjë për një peng të antishqiptarizmit.

Basha: Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!

Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!/oranews