Basha i përgjigjet Ramës

Basha i përgjigjet Ramës

Në një prononcim për median nga selia e PD-së, Lulzim Basha tha se në dispozicion të kryeministrit Edi Rama është plani që PD ka përgatitur për të nxjerrë vendin nga kriza, por dhe për reformën zgjedhore.

Ai tha se Ramës i mbetet vetëm të zbatojë këtë plan ose të hapë krahun.

Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, tha Basha.

Ndërkaq, kryeministri nga ana e tij shpreh i gatshëm të shkonte në selinë e PD-së për dialog.

Por Basha sot la të kuptojë se nuk do të ketë takim kokë më kokë me Ramën./21Media