Basha siguroi se opozita do të bëjë çdo gjë për të ndaluar këtë vendim

Basha siguroi se opozita do të bëjë çdo gjë për të ndaluar këtë vendim

Duke analizuar të dhënat e barometrit të Ballkanit, Lulzim Basha shprehu shqetësimin e opozitës se gjysma e shqiptarëve duan të ikin nga vendi. Arsyeja kryesore është gjendja ekonomike.

Kreu i opozitës paralajmëroi se vitin e ardhshëm gjendja do të përkeqësohet për shkak të vendimit të qeverisë për të përfshirë edhe biznesin e vogël në skemën e TVSH-së. Por Basha siguroi se opozita do të bëjë çdo gjë për të ndaluar këtë vendim.

Por problemi kryesor, sipas Bashës, është lidhja e qeverisë me krimin dhe mungesa e llogaridhënies së qeverisë për shkak të blerjes së votës.

Zgjidhja që Basha propozon për frenimin e emigracionit janë zgjedhjet e lira./21Media