Basha: S’ka fqinjësi të mirë pa kërkuar ndjesë Serbia për krimet në Kosovë

Basha për “Minischengenin”

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka komentuar sërish me tone të forta samitin e tretë të Mini-Schengenit Ballkanik, që u mbajt në Tiranë.

Basha kundërshton përjashtimin e Kosovës nga ky samit, duke u shprehur në një postim në Facebook, se “e konsideron të papranueshëm moskonsultimin e qeverisë shqiptare me Kosovën për këtë iniciativë dhe bërjen pjesë të saj pa e kushtëzuar paraprakisht pjesëmarrjen e Shqipërisë me praninë e Kosovës”.

“Këto qëndrime bien ndesh me parimet e partneritetit strategjik për të cilat qeveria e Shqipërisë është zotuar disa herë gjatë mbledhjeve me qeverinë e Kosovës. Ato shkelin hapur marrëveshjen dyshtetërore për unifikimin dhe koordinimin e politikës së jashtme të dy vendeve tona”.

Basha thekson se i ashtuquajturi samiti i Mini-Schengenit ndodhi në Durrës vetëm pak ditë pasi Serbia mohoi masakrën e Reçakut, në vijim të përpjekjeve për të revizionuar historinë e krimit të saj shtetëror. “Kjo fyerje për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar do duhej të ishte argument i mjaftueshëm për mos ta mbajtur atë aktivitet derisa Serbia  të mos  kërkoj ndjesë”, u shpreh Basha./21Media

Back to top button