Basha deklarohet për media

Basha deklarohet për media

Pas takimit me reporterët e Këshillit të Evropës, kreu i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të reflektojë, pasi sipas tij, durimit po i vjen fundi.

Basha tha se tanimë është koha që të merren vendime të duhura për Shqipërinë.

Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, ndaj dhe thirrja ime ndaj PS është të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pa fund. Ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë jo vetëm për reformën elektorale, por edhe për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt që edhe durimit të njerëzve po i vjen fundi dhe as Rama dhe askush tjetër nuk duhet të mendojë se të vazhdojë ta trajtojë Shqipërinë si çifligun e vet dhe shqiptarët si bujkrobërit e vet”, tha ai.

Tutje Basha përsërit qëndrimin e opozitës se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas kreut të PD-së, vendi ndodhet përballë dy qëndrimeve.

Në Shqipëri janë përvijuar dy qëndrime. Qëndrimi i një shumice absolute jo thjesht dhe vetëm të opozitës, por edhe të opozitës që kështu nuk vazhdohet më, kjo situatë është e padurueshme dhe duhet një zgjidhje. Qëndrimi i një pakice absolute që nuk do ndryshim dhe kërkon ta mbajë Shqipërinë në këtë gjendje sepse nga kjo gjendje përfitojnë përmes korrupsionit një grusht njerëzish”, përfundoi Basha./21Media