Basha: Nuk ka dyshim se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar

Basha: Nuk ka dyshim se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar si teatër përpjekjen  e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Sipas tij, e gjithë kjo bëhet për të larguar vëmendjen e shqiptarëve nga situata e krijuar prej Ramës dhe se ky proces do të përfundoje një pendim për atë.

Basha tha se vendi është në situatë të jashtëzakonshme, pasi Rama dhe mafia rreth tij po e çojnë Shqipërinë drejt grushtit të shtetit.

Basha rikonfirmoi qëndrimin e tij se zgjedhjet e vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, duke përmendur me radhë, ato që i quan grupet kriminale dhe individet rreth Ramës.

“Këtë bashkëbisedim, po e organizojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij tashmë të faktuar të ardhur në pushtet jo përmes votës së qytetarëve por përmes ndihmës së pikërisht narkomafias.

Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e Çobejve dhe Rragamit në Korçë”, u shpreh lideri i opozitës./21Media