Shumë biznese janë dëmtuar nga tërmeti

Shumë biznese janë dëmtuar nga tërmeti

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me bizneset në Durrës, që u prekën nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Shqetësimi që bizneset i ngritën kreut të PD është se në Durrës janë me qindra bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Dëmet janë jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, që janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit për porositë e marra.

I njëjti problem shfaqet edhe tek fasonët, të cilët e kanë edhe më të madhe humbjen, pasi kanë të punësuar më shumë njerëz, që akoma nuk janë kthyer në punë, ose që nuk punojnë me kapacitet të plotë, për shkak të rikonstruksionit të godinës pas dëmeve nga tërmeti

Në tjetër biznes fason, që prodhon këpucë, i tregoi kryetarit Basha se e mbylli biznesin gjatë 5 ditëve të tërmetit, duke e rihapur atë vetëm të hënën. Edhe për të, problem kryesor ishte mungesa e punonjësve, që kanë humbur shtëpitë dhe po strehohen larg./oranews