Basha: Më 13 maj protestë për Republikën e re

Basha  tha se në 13 maj të gjithë së bashku në shesh do të themelojmë Republikën e re

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në ‘çadrën e lirisë’ është shprehur se në 13 maj të gjithë së bashku në shesh do të themelojmë Republikën e re.

“Data e parë më rëndësishme në këtë kalendar është data 13 maj, ora 12, në mes të Tiranës, ku së bashku do të bashkohemi. Kam marrë privatisht dhe publikisht kërkesat e konfirmimin e njerëzve të thjeshtë, të të papunëve, grave të rejave, të profesorëve dhe akademikëve. Të gjithë do të jemi bashkë dhe me një zë të vetëm ditën e shtunë së bashku do të shpalim nga ky shtet, falimentimin e republikës së vjetër dhe themelimin e republikës së re”, tha kreu i opozitës.

Basha tha se listat e regjistruara në KQZ janë të jashtëligjshme.” Të gjithë dini të numëroni deri në 50 dhe çdo liste e dorëzuar në KQZ është shkelje ligji me . Dy rrugë ka: Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat. Nëse me presione Kolegji Zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17+41 +2 bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë do të merren përpara nga republika e re”.

Drejtësi të vërtetë pa zgjedhje të lira nuk ka dhe zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kupolën e tij në pushtet nuk ka, tha Basha, ndaj një rrugë, një shteg i gjerë është bashkimi ynë ditën e shtunë në këtë shesh. “Asnjë asamble popullore apo kombëtare në historinë e njerëzimit nuk ka qenë kaq e madhe në themelimin e një republike sa bashkimi i shqiptarëve ditën e shtunë. Më 13 maj themelojmë Republikën e re. Zoti e bekoftë republikën e re, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Back to top button