Afati për aplikim der më 10 shtator

Afati për aplikim der më 10 shtator

Bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës duhet të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të pasur mundësi pastaj të votojnë nëpërmjet postës për zgjedhjet e parakohshme.

Aplikimi për të votuar përmes postës është deri më datë 10 shtator.

Ndërkohë, KQZ ka treguar edhe kushtet që duhet plotësuar.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, ndërsa fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë nga 25 shtator deri më 4 tetor./21Media