"Bashkatdhetarët në Kuvend"

“Bashkatdhetarët në Kuvend”

Edhe këtë vit, si vitet tjera, dyert e Kuvendit të Kosovës do të jenë të hapura për bashkatdhetarët. Nesër dhe pasnesër (më 24 dhe 25 korrik), organizohet aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.

Përveç këtij aktiviteti, deputetët e Kuvendit përkujdesen që të organizojnë edhe pritje të tjera, si në ditën e fëmijëve ata organizojnë pritje për fëmijët./21Media