Pritje e kolona të gjata në kufi

Pritje e kolona të gjata në kufi

Mërgimtarët edhe këtë të diel po përballën me pritje të gjata në pikat kufitare, gjegjësisht në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare në dalje, udhëtarët duhet të presin deri shtatë orë, ndërsa kolona është e gjatë një kilometër, shkruan rtv21.tv.

Pritje të gjata ka edhe te pika kufitare Mutivodë, ku pritjet në dalje janë deri në dy orë, te Dheu i Bardhë deri një orë, ndërkaq në Jarinjë pritjet janë deri 20 deri në 30 minuta.

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta./21Media