Bashkatdhetarët detyrohen ta kalojnë natën në vetura

Bashkatdhetarët detyrohen ta kalojnë natën në vetura

Kufiri Serbi-Hungari është mbyllur në ora 18:30 deri nesër në orën 07:00 në mëngjes. Udhëtarët në mesin e të cilëve janë edhe shumë bashkatdhetarë shqiptarë që kthehen nga Kosova detyrohen ta kalojnë natën në vetura deri në ora 07:00 në mëngjes.

Në disa video të siguruara nga redaksia jonë shihen bashkatdhetarët teksa presin, shkruan rtv21.tv

“Lidhja Auto-Moto” e Serbisë ka njoftuar se sot është ngarkuar komunikacioni në rrugët kryesore të këtij vendit dhe në pikë kalimet kufitare, kurse në kalimin kufitar në drejtim të Hungarisë, për shkak të rënies së sistemit të kontrollit kufitar hungarez, është ndërprerë kalimi i kufirit për të gjitha kategoritë e automjeteve./21Media