Bashkatdhetari thotë se sa herë vjen i lë 10-20 mijë euro në Kosovë

Janë muajt kur mërgimtarët lënë vendet e tyre të qëndrimit dhe kthehen për pak kohë në vendlindje.
Ekipi i RTV21 po i pret bashkatdhetarët në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” duke iu uruar mirëseardhje.
Një bashkatdhetar i cili jeton dhe vepron në Angli për RTV21 tha se çdo verë vjen në Kosovë dhe se gjithë i lë 10-20 mijë euro.
Ai shtoi se shpenzime të tilla nuk bën në shtetin ku jeton dhe vepron, por të gjitha mundohet t’i sjell në vendlindje./21Media

Back to top button