“Bashkë mundemi”, mundësi për promovimin e produkteve vendore

70 pjesëmarrës në panair

Me moton “Bashkë mundemi”, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” është hapur panairi në të cilin organizata të grave, gra në biznes dhe individë të tjerë po promovojnë produktet e tyre tradicionale.

Ky panair është bërë i mundur me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Rona” .

Shefi i zyrës së TIKA-së në Kosovë, Hasan Burak Ceran u shpreh se qëllimi i këtij panairi është të ndihmohen organizata e grave për të promovuar produktet e tyre vendore.

Gratë pjesëmarrëse janë shprehur optimiste se do fitojnë nga ky panair dhe sipas tyre evente të tilla duhet të organizohen më shpesh.

Selvete Krasniqi tha se te ajo të gjithë të interesuarit mund të blejnë bizhuteri të ndryshme.

Në panair po merr pjesë edhe Hana Zabeli, punuese e veshjeve kombëtare, e cila a se në mungesë të tregut të veçantë për të promovuar punimet, panairet e tilla janë të domosdoshme për të zhvilluar veprimtarinë e tyre.

Nga Mitrovica për të promovuar reçelet dhe turshitë e saja ishte ardhur edhe Nadire Hasani,  e cila tha se panaire të tilla janë ndihmesë e madhe për gratë në biznes.

Ndryshe, në panairin “Bashkë Mundemi” po marrin pjesë rreth 70 pjesëmarrës. i cili do të zgjasë deri më 19 gusht.

Back to top button