Kjo është mbledhja e pestë e përbashkët

Kjo është mbledhja e pestë e përbashkët

Filloi mbledhja e përbashkët e dy qeverive. Kjo është mbledhja e përbashkët e qeverive shqiptare, që do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014. Ndërsa një vit më pas, në Tiranë ishte mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar ishte mbajtur në qytetin e Korçës në Shqipëri.

RENDI I DITËS

1. Hapja e mbledhjes dhe fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Ramush Haradinaj, pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama.

2. Deklarimet e Ministrave të Jashtëm.

3. Informimi i Kabineteve lidhur me Deklaratën e objektivave të përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri – Kosovë.

4. Informimi i kabineteve lidhur më të arriturat në për vendosjen e Pikës Doganore të Republikës së Kosovës në Portin e Durrësit.

5. Nënshkrimi i Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

6. Nënshkrimi i Protokollit për Kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë” në mes të Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.

7. Nënshkrimi i Marrëveshjes për bashkëpunimit në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhëniet me institucionet Financiare Ndërkombëtare.

8. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për pronësinë industriale të RKS dhe Drejtorisë së përgjithshme të pronësisë industriale të Republikës së Shqipërisë.

9. Nënshkrimi i Protokollit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, për njohjen e bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fito sanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe tranzitit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

10. Nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunimit në fushën e Rinisë.

11. Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin, nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës.

12. Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

13. Nënshkrim i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të mbledhjes, do të zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive./21Media