Projekt i ri muzikor nga 2Ton dhe Tika Behrami

Projekt i ri muzikor nga 2Ton dhe Tika Behrami

Një bashkëpunim i ri pritet të dal në skenën muzikore shqiptare. Ky bashkëpunim do të jetë nga dy artistë derisa për njërin prej tyre ky do të jetë projekti i parë muzikor.

Po flasim për këngëtarin 2TON dhe reperen e re nga Kosova, Tika Behrami, shkruan rtv21.tv.

Ky njoftim për fansat vie nga postimet e dy artistëve në llogaritë e tyre në rrjetin social Instagram. Ata kanë shpërndarë një video, një pjesë të muzikës së tyre të re. Të shohim se si fansat do ta mirëpresin këngëtaren e re dhe muzikën e tyre.

2Ton përndryshe është artistë shumë i angazhuar dhe ka një sukses të madh në skenën muzikore shqiptare. Ai ka performuar në shumë qytete të ndryshme edhe në ato jashtë Kosove.

“Ca Va”, “Gjithë Jetën”, “Love”, “TMV”, janë disa nga projektet e Arton Avdylit të publikuara gjatë këtij viti, të cilat u shndërruan në hite./21Media