Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, Klosi viziton Prizrenin

Për nxitjen e bashkëpunimit turistik

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë Blendi Klosi do të vizitojë sot Prizrenin.

Gjatë ditës ai do të ketë takime me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Bajram Hasanin kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskukën, drejtues të Festivalit DokuFest dhe operatorë turistikë e organizata të kulturës që veprojnë në Kosovë.

Vizita e ministrit shqiptar është vazhdimësi e përpjekjeve të përbashkëta për nxitjen e bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga ora 17:30 do të mbahet një konferencë e përbashkët për media e ministrave Klosi dhe Hasani.

Ministri Blendi Klosi në Prizren pritet të qëndorjë sot deri në orën 19:00, ku gjatë kësaj kohe do të zhvillojë një sërë aktivitetesh./21Media

 

 

Back to top button