Edrune shkëlqeu në fustanin plotë shkëlqim

Edrune shkëlqeu në fustanin plotë shkëlqim

Disenjatorja e njohur, Lia Stublla, ka vite që ofron dizajne unike dhe moderne për tregun shqiptar, me punën e saj ajo arriti që të dal edhe jashtë kufijve, shkruan rtv21.tv

Kreacionet e Lias, i keni parë të veshura nga shumë personazhe të njohur jashtë vendit dhe e fundit që ka veshur fustan nga marka LS është edhe gruaja e futbollistit të njohur, David de Gea, i cili mbron për skuadrën e Manchester United.

Të premten Edurne mori pjesë në evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, LOS40 Music Awards, i cili u mbajt në Madrid të Spanjës. Në këtë event ajo është shfaqur tejet elegante e veshur me një fustan të shkurtër  plotë shkëlqim të stiluar nga dizajnerja kosovare.

Edurne ka qenë vet ajo e cila në disa fotografi të publikuar në Instagram, ka falënderuar Lian që u kujdes për dukjen e saj në këtë natë.

Përveç kësaj, fustan nga marka LS  në muajin tetor ka veshur edhe e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez. /21Media