Miranda me një urim të veçantë për Lumin

Miranda me një urim të veçantë për Lumin

Rep-artisti i mirënjohur kosovar, Lumi B, sot feston datëlindjen e 31-të. Një ndër urimet më të veçanta që pranoi ai ishte i bashkëshortes së tij, Mirandës, e cila edhe njëherë e dëshmoi dashurinë e pakusht që ka për të, shkruan rtv21.tv

“Urime ditëlindjen shoku im, burri im, fati im… Të dua shumë”, shkroi ajo krahas fotografive.

Lumi B ka vite që është i martuar me Mirandën dhe kanë një djalë, Blinin.

Karrierën e tij si reper Lumi e nisi qysh herët, me grupin KAOS bashkë me Viganin, me të cilin ka krijuar shumë hite, ndër të cilat: “Le tkallen”, “Sheqer”, “Ti po don me kcy”, “Lule Lule”.  Hip hop skena ka evoluar me kohën, por grupi KAOS ka mbetur në top formë. Me hite të vazhdueshme, ata kanë treguar se janë koherent me zhvillimet në muzikë.

Projekti i fundit i tij është bashkëpunimi me Dafina Zeqirin “Lule lule”, që deri më tani ka mbi 6 milionë klikime./21Media