Lumja duket bukur në imazhet e fundit

Lumja duket bukur në imazhet e fundit

Me fustan të gjatë ngjyrë hiri me të zezë dhe me flokë dhe fytyrë të rregulluar bukur, zonja e parë e shtetit shkoi për të votuar të dielen në zgjedhjet parlamentare.

Bashkëshortja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Lumnija e shoqëroi bashkëshortin për të votuar, derisa ajo vëmendje mori me veshjen dhe stilin e saj.

Në ditën e zgjedhjeve, Lumnija siç duket përveç votimit realizoi edhe një fotosesion, shkruan rtv21.tv

Ajo realizoi imazhe të bukura te fotografi i njohur, Jeton Bylykbashi, derisa për fustanin që i shkonte aq shumë për shtati u përkujdes disenjatorja e njohur, Vjollca Llapashtica.

Madje, kjo e fundit publikoi në llogarinë e saj në instagram dje dhe sot imazhet e zonjës së parë të shtetit, e cila duket e buzëqeshur.

Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi dhe Lumnije Thaçi janë martuar më shumë se dy dekada dhe nga martesa kanë djalin, Endritin./21Media