Diçka e pazakonshme

Diçka e pazakonshme

Jemi mësuar që VIP-at të bëjnë dhurata të shtrenjta për personat e tyre të dashur, si diamante, vetura e gjëra tjera të tilla.

Megjithatë Ayda Field bashkëshortja e Robie Willam ka bërë diçka më të pazakonëshme. Ajo burrit të saj për përvjetorin e martesës së tyre i ka dhuruar një plantacion me marihuanë.

Duke e ditur se William është konsumues i kësaj lloj droge ajo ka menduar se kjo do të ishte dhurata ideale për të dhe meqenëse Field dhe Wiliams jetojnë në Los Angelos kjo është më e lehtë për faktin se në këtë vend lejohet me ligj përdorimi i marihuanës.

Kujtojmë se çifti janë martuar ne vitin 2010./21Media