Florent Abrashi vjen me dy projekte të reja

Florent Abrashi vjen me dy projekte të reja

Rok artisti, Florent Abrashi nga Gjakova, i cili ishte fitues i edicionit të tretë të spektatklit të talentëve “The Voice of Albania”,   është mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë, si dhe është i angazhuar me koncerte e kohën e fundit edhe i pranishëm në dasma, shkruan rtv21.tv.

“Dasma moderne”, si i quan Florenti  janë dasma që po e krijojnë një atmosferë më të mirë dhe po e bashkojnë muzikën shqipe tradicionale me atë modernen, Florenti ka treguar në emisionin “21 Gradë”, se në fund te dasmës po e kthejnë kompletë atmosferën ndryshe duke kënduar rok muzik angleze dhe rok shqip.

Sipas tij, po krijohet një larami dhe njerëzit po ikin nga tingulli i klarinetit dhe tupanit.

Florenti për më shumë ka treguar se brenda viti do të mundohet të sjellë dy projekte të reja./21Media