Sipas sociologut, Albin Kurti, s'guxon të bie në kurthën djallëzore të Edi Ramës

Sipas sociologut, Albin Kurti, s’guxon të bie në kurthën djallëzore të Edi Ramës

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku ka theksuar bashkimi kombëtar nuk na nevojitet, shkaku i rrezikut të ndarjes së Kosovës.

Përmes një shkrimi të bërë së fundmi, Maloku ka shtjelluar më tutje temën, duke shtuar se “gërshërët e ndarjes” do zbresin jo siç po e kërkon Serbia deri te lumi Iber, por sipas tij, shumë kilometra më poshtë.

“1. Indiciet e TANISHME (pa marr parasysh; qëllimin, dëshirën dhe aspiratën) për bashkimin midis Kosovës dhe Shqipërinsē pa një ulëse në OKB dhe pa garancionet publike të OKB-s (insistimi duhet të bëhet që ajo të ishtrohet përmes ndonjë Rezolute) për njohjen e kufijve të shpallur me aktin e pavarësisë, pra, të tërësisë teritorriale, NËNKUPTON de facto e de jure, VETËM ndarje tē Kosovës!

2. E ajo çka është mē e çuditshme dhe më makabre në krejt këtē synim e përpjekje është që; “gërshërët e ndarjes” do zbresin jo siq po e kërkon Serbia (përmes idesë së “korigjimit” si minimumi i kompromisit!) deri te lumi Iber, por shumë kilometra poshtë tij. Pra, diku rreth 25%/30% të teritorrit të gjithëmbarshëm të Kosovës, së njohur me kufijt e përcaktuar administrativ.

3. S’këndejmi, Projekti i bashkimit të Kosovës (pas insistimit të marrjes nga ana e Serbisē tē 25%/30% të teritorrit tē Kosovës) me 75% të teritorrit tē saj të mbetur, me Shqipërinë mbetet synimi, qëllimi dhe përpjekja më shkatërrimtare e idesë së “kompromisit”, që po e ripërsërit si papagall politika dhe kakofonia e Presidentit Vuçiq. Ide kjo që mjerisht gjeti përkrahje naive edhe te Presidenti i Kosovës Thaçi, dhe sidomos te kryeministri kontravers shqiptar, Edi Rama.”, ka shkruar Maloku./21Media