Bashkohen Guardiola dhe Mourinho!

Një gjë i bën bashkë Jose Mourinhon dhe Pep Guardiolën

Edhepse ata deri tani ata kanë pasur mospajtime të ndryshme, si duket dyshja pajtohen për një gjë.

Trajneri i Man. Cityt, Pep Guardiola është shprehur se pajtohet me Jose Mourinhon për ndeshjet ndërkombëtare të FIFA-s që zhvillohen tani dhe që janë të rrezikshme për skuadrat.

Në fillim të javës, Mourinho ka thënë se është kundër orarit të FIFA-së për ndeshjet ndërkombëtare dhe këtë mendim e  ndanë edhe Pep Guardiola.

“Unë jam dakord me Mourinhon. Ne tani luajmë për shumë gjëra, klubet janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Europa League. Është shumë e rrezikshme për të luajtur ndeshje miqësore, nëse mund të shmangen ato do të ishte shumë mirë, por orari është orar”, ka thënë Guardiola./21Media

Back to top button