Çfarë i bëri bashkë Norën dhe Robertin?

Çfarë i bëri bashkë Norën dhe Robertin?

Edhe pse kanë kaluar muaj që nga ndarja e çiftit të njohur, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, emrat e tyre ende janë të përfolurit në mediat rozë. Pas lajmit për ndarjen Roberti kishte deklaruar se ai dhe Nora nuk janë divorcuar, duke nënkuptuar se ata mund të ribashkohen.

Çiftin sot duket se e ka bashkuar vajza e tyre Renee, e cila është argëtuar në prani të tyre në malet me borë të Bansko-s.

Ani pse nuk kanë publikuar fotografi të përbashkët si Nora ashtu edhe Roberti publikuan imazhe të vajzës nga vendi i njëjtë.

 

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media