Basketbollistët dhe stafi i klubit "Partizani" janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinje

Loading...

Basketbollistët dhe stafi i klubit “Partizani” janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinje

Basketbollistët dhe stafi i klubit ‘Partizani’ nga Beogradi nuk janë lejuar sot të hyjnë në Kosovë, në pikën kufitare në Jarinje në veri të Kosovës, raporton RTS.

KALLXO.com ka pyetur në Policinë e Kosovës për këtë, por nuk ka marrë konfirmim deri në kohën e publikimit të lajmit.

Ata kanë planifikuar që sot të luanin një ndeshje kundër klubit “Trepça” të Mitrovicës së Veriut, klub me të cilin sipas mediave serbe janë të ‘vëllazëruar’ që nga viti 2014.

Ata në pikën kufitare në Jarinje kanë ardhur të kryesuar nga Presidenti i klubit, Ostoja Mijailoviq dhe drejtorët Nikola Lonçar, Dushan Kecman dhe Mlagjan Shilobad.

Gazeta beogradase ‘Blic’ raporton se basketbollistët kanë udhëtuar në Kosovë “për t’i mbështetur serbët kundër masave të Prishtinës” pas vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave të importuara të Serbisë./kallxo