Gazmendi vdiq si pasojë e një aksidenti

Gazmendi vdiq si pasojë e një aksidenti

Përfaqësuesi i Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani, i cili vdiq sot si pasojë e një aksidenti rrugor në Gjakovë, dje ka festuar ditëlindjen e tij të 27-të.

Ai së bashku me miqtë e tij me rastin e ditëlindjes mbrëmë kishte festuar në një klub të Gjakovës. Nga festimi me shokët basketbollista, Gazmendi kishte hedhur në instastory disa imazhe, të bëra nga ditëlindja e tij e 27-të.

Edhe baskebollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Altin Morina kishte hedhur në instagram një imazh së bashku me bashkëlojtarët e Përfaqësueses së Kosovës në Baskeboll.

 

Përfaqësues i Kosovës në basketboll, Gazmend Sinani ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë. Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Në po të njëjtin aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit, Kujtim Shala.

Me rastin e vdekjes së basketbollistit, Gazmend Sinanit personalitete të ndryshme vendore i kanë shprehur ngushëllime familjes Sinani.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit”

Belegu: Kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm

Përveç Prishtinës, Sinani ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi.

Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli. / 21Media

Vdiq në një aksident basketbollisti Gazmend Sinani