Policia arrestoi një të dyshuar

Policia arrestoi një të dyshuar

Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se njësite policore të stacionit policor në Klinë, kanë verifikuar disa lokale në komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret, si dhe lokalet e tjera në këtë qytet.

“Gjatë këtij plani janë iniciuar 2 (dy) raste për mos respektim të orarin e punës, ndërsa në njërin lokacion gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar, 1.5 gram narkotik të llojit marihuanë, 1(një) mulli për bluarjen e marihuanës dhe 2( dy) mjete te mprehta (thika). I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit rasti është cilësuar ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë. Më këtë plan do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP Pejë./21Media