Bastisje dhe gjoba për lokalet, Kosova po bëhet “vendi më i keq” për biznes

Mbyllen lokalet, reagojnë pronarët

Pronarët e lokaleve më të rëndësishme në Prishtinë, janë mbledhur dhe kanë realizuar një qëndrim kundër bastisjeve dhe gjobave që po iu bën dhe vendosë atyre inspektoriati i Komunës së Prishtinës. Sipas tyre, Kosova po bëhet vendi më i keq për të bërë biznes.

Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Komunës, mbrëmë kanë nisur një fushatë të gjobitjes ndaj bizneseve të hotelerisë duke i përzënë mysafirët dhe mbyllur lokalet.

Siç thonë pronarët e lokaleve janë mbi 700 biznese që punësojnë me mijëra të rinj në kryeqytet. Por, përkundër kësaj pronarët e lokaleve thonë se po e mbajnë qytetin gjallë dhe po e kthejnë diasporën çdo vit në Kosovë për të shpenzuar miliona euro në Kosovë. Dhe për këtë sipas tyre nuk ka mirënjohje, por vetëm gjoba dhe keqpërdorim të autoritetit zyrtar.

“Mbrëmë, kjo ndodhi edhe një herë më shumë. Na u ndal muzika, na u mbyllën lokalet, na i larguan njerëzit. Deri kur me këtë qasje ndaj nesh, punëdhënësve ndër më të mëdhenj në qytet? Deri kur ne të gjobitemi pa faj, sepse mungon një rregullore të cilën ne do ta respektojmë në tërësi? Deri kur të trajtohemi si adresë për bastisje e tejkalim të autoritetit zyrtar, në vend se të shihemi si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit tonë? Nëse këto masa do të vazhdojnë ndaj nesh, ne mbase edhe mund të ju dëgjojmë, të ndalemi tërësisht, t’i mbyllim gjitha lokalet tona, që ju ta vërëni për disa ditë së paku, mungesën që do ta kishte qyteti pa bizneset që ne i kemi, prej të cilave ju përfitoni në shumë nivele, si në punësim, taksa dhe shumëçka tjetër. Nëse dëshironi të na mbyllni tërësisht na tregoni hapur, që mos të vazhdojmë të paguajmë dënime të pamerituara, për arsyet që as nuk po arrijmë ti kuptojmë”, ka shkruar Labi, pronari i Che Bar, për bastisjet e fundit që kanë ndodhur gjatë natës së mbrëmshme ku me këtë rast i’u është ndaluar muzika, larguar njerëzit dhe mbyllur lokalet./21Media

 

Back to top button