Bastisje në Gjakovë, arrestohen dy persona

Policia ka konfiskuar disa armë ilegale

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar disa armë ilegale. Sipas një komunikate për media, sektori i hetimeve i Stacionit Policor në Gjakovë pas pranimit të informatave lidhur me dyshimin e bazuar për armbajtës pa leje, sot më dt.19.02.2020 rreth orës 07:00 në fshatin Rracaj të Gjakovës ka ndërmarrë dy bastisje në dy lokacione të ndryshme.

“Gjatë kontrollit të lokacionit të parë, të shtëpisë së personit  D. B ( dl. 21.09.1968), policia ka gjetur dhe konfiskuar armët si vijon: Një (1) pushkë gjysëm automatike kal. 7.62 X35mm me nr. serik 325142 prodhim –Poliqan, Shqipëri, një (1) Pistoletë me gas nr. serik 1371208, një (1)  karikator ( i pistoletës me gas), nëntë (9)  fishek kal.NN dhe një (1) par dylbi model KONUS. Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e A. B  gjatë kontrollit  janë gjetur dhe konfiskuar këto armë: Një (1)  pushkë –snajper  nr. serik 262773 kal. NN prodhim  Kragujevac –Serbi, Një (1) pushkë sportive (ajrore) me dylbi nr. serik S-57661”, thuhet në komunikatën e policisë.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button