Trajneri i Llapit nuk pajtohet me lojtarët e ftuar nga Rafet Prekazi

Trajneri i Llapit nuk pajtohet me lojtarët e ftuar nga Rafet Prekazi

Selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka publikuar sot listën për ndeshje ndaj Anglisë U21.

Por në listë nuk janë disa lojtarët që po shkëlqejnë në elitën e futbollit kosovar. Kjo ka bërë që pakënaqësi të shpreh edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ky i fundit në një koment ka shkruar se si nuk janë ftuar dyshja, Valmir Veliu e Arbër Hoxha.     

“Po si mos të ftohet Valmir Veliu dhe Arbër Hoxha dy titullar në skuadrat e Superligës, ndërsa ftohen lojtar që nuk i luajnë as 10 minuta në kampionatë”, ka shkruar Batatina.