Sulmuesi belg pritet të luajë sërish në Premier Ligë

Sulmuesi belg pritet të luajë sërish në Premier Ligë

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur aventura e Michy Batshuayi në skuadrën e Valencias. Klubi spanjoll ka vendosur ta kthejë atë te Chelsea, nga ku ishte huazuar deri në fund të stinorit.

Por, tek Blutë nuk janë të interesuar për ta mbajtur në ekip, prandaj duan që ta dërgojnë përsëri në huazim.

Sipas Sky Sports, interesim për reprezentuesin e Belgjikës ka shprehur Evertoni që edhe do t’i bëjë një ofertë lojtarit për t’u transferuar në Goodison Park.

Në ditët në vazhdim palët pritet të ulen për të biseduar dhe shumë shpejt mund ta shohim Batshuayi në fanellën e Evertonit.