"Shpërblim për Kërshëndella”

“Shpërblim për Kërshëndella”

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është takuar sot me deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

Pas takimit Haradinaj dhe Beyer kanë mbajtur një konferencë për media.

“Gjermania është mbështetës i sinqertë për Kosovën dhe integrimin në BE, edhe për liberalizim. Ne nuk kemi dhënë asnjëherë datë, ne gjithmonë kemi folur për procesin. Është  e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do të jap datën, mirëpo ndoshta do të jetë si shpërblim për Kërshëndella”, ka thënë Beyer.

Ky takim vjen pas vizitës që Beyer pati në Beograd./21Media