Pochettino konsiderohet pasardhësi ideal i Kovac

Pochettino konsiderohet pasardhësi ideal i Kovac

Aventuara e Niko Kovac tek Bayern Munich duket se ka ardhur drejt fundit.

Klubi legjendar në kampionatin gjerman e konsideron trajnerin aktual të Tottenham-it, Mauricio Pochettino-n si pasuesin ideal të kroatit.

Sipas Sport1, drejtori sportiv i Bayern-it, Hasan Salihamidzic dëshiron ta sjellë Pochettino-n në “Allianz Arena”.

Opsion tjetër për të pasuar teknikun aktual të kampionëve në fuqi në Bundesligës është trajneri i Ajax-it, Erik ten Hag.