''Bavarezët'' shënuan fitore ndaj turqëve

”Bavarezët” shënuan fitore ndaj turqëve

Ndeshja Bayern Munich – Besiktas, e cila ishte e vlefshme për 1/8 e finales në Champions League përfundoi me fitoren e skuadrës së Bayern Munichut, me rezultat 5-0, shkruan rtv21.tv

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena”, ”bavarezët” e fituan pjesën e parë  me golin e Thomas Mullerit, i cili e shënoi në minutën e 43-të.

Pjesën e dytë të takimit, Bayerni e filloi me epërsi, derisa nuk kaluan shumë minuta, prapë kjo skuadër dyfishoi epërsinë me golin e Kingsley Coman-it, i cili shënoi në minutën e 53-të.

”Bavarezët” arritën të shënojnë edhe golin e tretë vetëm pas pak minutash që shënuan atë të dytin. Për trefishimin e epërsisë në minutën e 66-të shënoi përsëri Thomas Muller.

Ndërsa, për 4-0 shënoi Robert Lewandowski, në minutën e 79-të, ndërkaq për 5 me 0 shënoi përsëri Lewandowski në minutën e 88-të, me të cilën Bayerni korri fitore ndaj skuadrës së Besiktasit./21Media