Lojtari i ndeshjes ishte Serge Gnarby

Lojtari i ndeshjes ishte Serge Gnarby

Skuadra e Bayern Munchen-it sonte në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve e “shkatërroi”, Tottenham Hotspur-in, duke e mposhtur me rezultat 7-2.

Futbollisti i ndeshjes së sontme ishte Serge Gnarby, i cili shënoi katër gola.

Së pari në epërsi kaloi Tottenhami, në minutën e 12-të me golin e Heung-Min Son, ndërsa, golin e barazimit pas tre minutave (15′) e shënoi Joshua Kimmich.

Golin e epërsisë për Bayernin e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 45-të, ndërkaq, Serge Gnabry shënoi edhe tri gola tjera në minutat 53, 55 dhe 83.

Robert Lewandowski shënoi golin e gjashtë në minutën e 87-të, ndërsa golin e shtatë e shënoi përsëri Serge Gnabry, duke e vulosur kështu fitoren e Bayernit ndaj Tottenhamit.

Ndërkohë, golin e vetëm në pjesën e dytë për Tottenhamin, në minutën e 62-të e shënoi Harry Kane.

Pas kësaj ndeshjeje, Bayerni ka pozitën e parë, ndërsa Tottenhami të fundit, në kuadër të grupit B./21Media