Bayerni shënoi 6 gola ndaj Cërvena Zvezdës, ndërsa Juventusi fitoi me rezultat minimal

Bayerni shënoi 6 gola ndaj Cërvena Zvezdës, ndërsa Juventusi fitoi me rezultat minimal

Bayern Munichu sonte shënoi fitore ndaj Cërvena Zvezdës me rezultat të thellë 6-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyllë me epërsinë 1-0, për mysafirët me golin e Goretzkas në minutën e 14’.

Në pjesën e dytë Robert Lewandowski shënoi katër gola për rezultatin 5-0. Tolisso në minutën e 90’ shënoi për rezultatin përfundimtar 6-0.

Pas kësaj fitoreje Bayern Munich pozicionohet në vendin e parë në Grupin B, me 15 pikë.

Ndërsa, Juventusi shënoi fitore të vështirë ndaj Atletico Madridit, me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo fitore Juventusit ia ka siguruar vendin e parë në Grupin D, pasi pas pesë ndeshjeve grumbullon 13 pikë, gjashtë më shumë se vendi i dytë Atletico Madrid.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Paulo Dybala në minutën e 45+2’ nga gjuajtja e lirë duke shënuar një gol të bukur./kallxo.com