Bayerni shënoi fitore ndaj Eintracht Frankfurt në finale me rezultat 5-0

Bayerni shënoi fitore ndaj Eintracht Frankfurt në finale me rezultat 5-0

Pas fitores Bayerni fitoi Superkupën e Gjermanisë për vitin 2018.

Robert Lewandowski dominonte në pjesën e parë dhe disa minuta në pjesën e dytë. Ai shënoi hat-trick, duke e çuar Bayernin drejt fitores.

Spektakli i sulmuesit polak filloi në minutën e 21’, për të vazhduar në minutën e 26’ dhe në minutën e 54’.

Coman në minutën e 63’ shënoi për 0-4, ndërsa Thiago Alcantara vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 85, për 0-5.

Bayerni për të shtatën herë po fiton Superkupën e Gjermanisë në histori të klubit, ndërsa për këtë vit është hera e tretë që Bayerni po fiton Superkupën e Gjermanisë.

E ardhmja e Lewandowskit si lojëtar i Bayernit ishte pjesë e spekulimeve, por menagjeri Niko Kovac ka thënë se nuk do ta lëjojë atë të largohet. /21Media