Rummenigge i gëzuar me kontributin e brazilianit

Rummenigge i gëzuar me kontributin e brazilianit

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge është i lumtur me transferimin e mesfushorit Philippe Coutinho.

27-vjeçari është huazuar këtë verë nga gjiganti gjerman me mundësi blerje në fund të sezonit për 120 milionë euro.

Rummenigge është i gëzuar me kontributin e brazilianit, pasi po e sheh si një lojtarë të nivelit të lartë.

“Philippe është lojtar i kualitetit të lartë. Është person i lumtur dhe është i njohur në klub. Jemi të gëzuar me këtë transferim”, ka deklaruar ai.

Coutinho ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në fanellën e gjigantit gjerman këtë sezon.