Kampionët e Gjermanisë kërkojnë edhe një futbollist nga rivali i tyre i madh

Kampionët e Gjermanisë kërkojnë edhe një futbollist nga rivali i tyre i madh

Bayern Munich është vënë pas Christian Pulisiq të cilin e sheh si zëvendësues adekuat për krahët e sulmit, që njëherësh do të zëvendësonte Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Sipas Sport Bild, bavarezët do të tentojnë që gjatë verës ta transferojnë reprezentuesin amerikan në Allianz Arena, por për këtë ata duhet të paguajnë së paku 45 milionë euro.

Nëse Pulisiq i bashkohet Bayernit, do të jetë lojtari i katërt që brenda pak vitesh lë Dortmundin për skuadrën bavareze. Mario Gotze, Robert Lewandowski dhe Matts Hummels ishin transferuar nga verdhezinjtë te Bayern. Për Pulisiq ka shprehur interesim edhe Manchester United.