Bayerni e shtoi epërsinë ndaj Dortmundit

Bayerni e shtoi epërsinë ndaj Dortmundit

Milot Rashica dhe bashkëlojtarët e tij në Werder Bremen nuk arritën ta ndalin Bayern Munichun, që duket se po shkon drejt edhe një titulli tjetër të Bundesligës këtë sezon.

Bayern Munichu arriti të sigurojë fitore me epërsi minimale 1:0 në ndeshjen kundër Werder Bremenit, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Allianz Arena” dhe ishte e vlefshme për xhiron e 30-të të Bundesligës.

Milot Rashica luajti për 73 minuta në këtë ndeshje, ndërsa 17 minuta para fundit të kohës u zëvendësua nga Yoya Osako.

Me këtë fitore, Bayerni e shtoi epërsinë ndaj Dortmundit në tabelën e Bundesligës dhe tani radhitet me katër pikë më shumë se Dormtundi, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.